Flash

Çfarë fshihet pas sherrit Rama – Meta për rrugën Vlorë – Orikum

Lapsi.al 4 January 2021
Çfarë fshihet pas sherrit Rama – Meta për rrugën

Këtë vit të ri, krerët më të lartë të shtetit janë duke u grindur për atë që askush nuk e priste... rrugën Vlorë - Orikum. Qeveria thotë se do ta rehabilitojë segmentin me para të Fondit Saudit, por marrëveshjen e mban peng Presidenti.

Në krahun tjetër, kreu i shtetit thotë se qeveria ka shkelur Kushtetutën duke negociuar me sauditët pa marrë më parë plotfuqinë nga kreu i shtetit. Debatet i nxiti i pari Rama që gjatë vizitës në Vlorë tha se “projekti mbahej peng nga Meta për një firmë formale”.

Presidenca nxori pak orë më pas një letër të gjatë (LEXO KETU) ku rendiste argumentet e saj se si ministria e Financave dhe ekonomisë kishte shkelur kushtetutën duke negociuar marrëveshjen dhe më pas qeveria kishte miratuar atë në parim pa marrë dakordësinë e Presidentit. Letra zbulon edhe një fakt që duket si i parëndësishëm, por ndoshta është thelbi i sherrit mes Ramës dhe Metës.

Qeveria ka vendosur që të prishë një marrëveshje me Fondin Saudit për ndërtimin e rrugës Peshkëpi – Selenicë si pjesë e rrugës së Lumit të Vlorës dhe këto para ti kalojë në aksin Vlorë - Orikum. Banorët e projektit të Peshkëpisë janë zemëruar me këtë anulim dhe i kanë dërguar një letër Presidentit Meta i cili u ka premtuar se do t’i mbështesë. Në letrën që i ka nisur ministrisë së Financave thotë se është e papranueshme që një financim i tillë të anulohet.

Por a bëhet kjo për vota?

I pari që e zbulon këtë është vetë zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi që në reagimin e tij citon: “Presidenti Meta, garanton qytetarët e Qarkut të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë se është i vendosur të mbrojë interesin publik dhe njëkohësisht do të respektojë kërkesat e tyre për investime publike, pa i lënë shteg Kryeministrit ende në detyrë, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale”.

Togfjalëshi “qëllime selektive elektorale” i ka djegur edhe Ramës që më pas nxitoi të shkruajë në Tëitter.

“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka "qëllim selektiv elektoral", prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!” - shkroi Rama.

E qartë është se pas shkresave dhe letrave, tashmë të dyja palët nuk e fshehin se sytë janë te fushata dhe zgjedhjet që po afrojnë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: LETRA/ Meta i përgjigjet Ramës: E vërteta se kush e bllokon ndërtimin e rrugës Vlorë – Orikum

(VIDEO) Si gajasen socialistët vlonjatë me batutat e Ramës

Vizita në Vlorë/ Planet sekrete të Ramës për qytetin ku është deputet

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI