Flash

Kleoniki Delijorgji një këngë për të dashurën e ish-it

Lapsi.al 2 January 2021
Kleoniki Delijorgji një këngë për të dashurën e

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” ka qenë e ftuar modelja dhe këngëtarja Kleoniki Delijorgji. E kemi parë si modele, ka qenë më e bukura e Shqipërisë në vitin 2012 (Miss Shqipëria 2012), por tashmë ajo ka vendosur t’i dedikohet muzikës.

Vitin që lamë pas, ajo publikoi edhe këngën e saj të parë të titulluar “Purified”, teksa ka thënë që është duke përgatitur albumin e saj dhe shumë shpejt do ta publikojë.

Kleoniki ka dhënë disa detaje për këngët që do të lançojë së shpejti dhe një ndër to do të jetë dedikim për të dashurën e ish-të dashurit të saj.

“Dashuria e vërtetë është diçka shumë e rrallë dhe jo të gjithë njerëzit e njohin atë lloj dashurie. Shumica e njerëzve mendojnë që dashuria është që të ndjesh për një person, por jo dashuria e vërtetë pa kushte është që nuk të intereson nëse personi është me ty apo jo, por rëndësi ka që ai personi të jetë mirë.

Kjo është një dashuri që unë e kam ndjerë dhe jam shumë mirënjohëse. Jam shumë e lumtur tani për atë dhe të dashurën e tij. Kënga ime tjetër në fakt quhet “Goddess like me” domethënë, “Perëndeshë si unë” dhe e kam shkruar për të dashurën e atij”, është shprehur Kleoniki Delijorgji.

Të këshilluara

Moti për sot, diell dhe rritje temperaturash

Dita e dytë e vitit 2021 do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të qëndrueshëm. Por në zonat e thella malore do të ketë edhe reshje....

08:40

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI