Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Moti për sot, diell dhe rritje temperaturash

Lapsi.al 2 January 2021
Moti për sot, diell dhe rritje temperaturash

Dita e dytë e vitit 2021 do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të qëndrueshëm. Por në zonat e thella malore do të ketë edhe reshje.

Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent për 10 ditët e para të 2021, përjashtuar datën 1 dhe 2.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 13°C.

Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 04°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 07°C.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI