Flash

Vjosa Osmani: Pse e përmenda në Tiranë traun në Rrugën e Kombit

Lapsi.al 29 December 2020
Vjosa Osmani: Pse e përmenda në Tiranë traun në Rrugën

Gjatë vizitës në Tiranë Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani përmendi traun në Rrugën e Kombit duke shkaktuar një sërë reagimesh. Duke iu përgjigjur këtyre reagimeve Osmani thotë se ky tra ka krijuar një barrierë psikologjike mes dy vendeve.

“Arsyeja pse përmenda traun në Morinë është se po konsiderohet si një barrierë psikologjike. Ka qenë një temë e përditshme në Kosovë dhe unë e kam për detyrë që t’i shpreh këto shqetësime.

Nuk futem te çështja teknike dhe ekonomike, por atdheu është ideal nuk është vetëm para. Shumë shqiptarë nga Kosova nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për plazhin, por edhe për dashurisë që kanë për Shqipërinë.

Në Lezhë u njoftova se 70% të vizitorëve janë kosovarë. Pra, nuk jemi vizitorë si gjithë të tjerët. Ky tra po shihet si një barrierë psikologjike” – tha Osmani në një intervistë për Ora News. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i pesëfishtë në aksin Kashar-Rinas

Një aksident masiv është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mesohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Kashar – Rinas afër Laknasit. Ndër të tjera mësoh...

20:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI