Flash

I pari në botë/ Izraeli vaksinon gjysmë milion persona në 10 ditë

Lapsi.al 29 December 2020
I pari në botë/ Izraeli vaksinon gjysmë milion persona në 10

Gjysmë milioni të vaksinuar në më pak se 10 ditë. 1 në 20 izraelitë është mbrojtur nga Covid-19. Shteti hebre është i pari në botë për numrin e dozave të administruara për frymë dhe shpreson të ketë vaksinuar 2/3 e popullsisë (pa llogaritur fëmijët nën 16 vjeç) deri në fund të marsit.

Procesi filloi në 20 dhjetor me injeksionet e para tek kategoritë më të rrezikuara, përfshirë mësuesit. Qeveria vendosi karantinën e tretë të dielën, por pothuajse të gjitha shkollat mbeten të hapura.

Mbi 200 qendra vaksinimi janë ngritur në vend të cilat punojnë pa ndërprerje. Shumica e vaksinave vijnë nga Pfizer pasi Kryeministri Benjamin Netanyahu takoi personalisht kreun e saj Albert Bourla për të siguruar furnizimin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i pesëfishtë në aksin Kashar-Rinas

Një aksident masiv është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mesohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Kashar – Rinas afër Laknasit. Ndër të tjera mësoh...

20:11

Tiranë, merr flakë automjeti në lëvizje

Një makinë ka marrë flakë ndërsa ishte në lëvizje pranë Muzeut Kombëtar. Deklarata e policisë: Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo L...

16:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI