Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve me Covid në 24 orë në Itali. Sipas raportit më të fundit nga ministria e Shëndetësisë, janë konfirmuar të infektuar me Covid 11 212 raste të reja dhe kanë humbur jetën 659 persona. Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 17 044 persona, duke e çuar në 1,425,730 numrin e të shëruarve. Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 2,067,487, mes të cilëve kanë humbur jetën 73,029 pacientë.
Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të shpejta.