Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Mali i Zi, parlamenti miraton ndryshime në ligjin mbi Liritë Fetare

Lapsi.al 29 December 2020
Mali i Zi, parlamenti miraton ndryshime në ligjin mbi Liritë Fetare

Të martën në mëngjes Parlamenti i Malit të Zi miratoi ndryshime në ligjin mbi Liritë Fetare. 41 deputetë të shumicës qeverisëse votuan për miratimin e tij, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në seancë. Deputetët e koalicionit promalazez “E zeza mbi të bardhë” të Dritan Abazoviqit paraqiten disa nene të veçanta duke sugjeruar përmirësime ligjore.

Ata propozuan që në nenin 19, të shtohet paragrafi i cili ravijëzon se: “Një komunitet fetar, qendra e të cilit është jashtë vendit, është i detyruar të regjistrohet në Regjistrat e Unifikuar të Malit të Zi dhe të veprojë sipas rendit ligjor të këtij shteti”.

Ky ndryshim, sipas koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, siguron që të gjitha bashkësitë fetare të respektojnë ligjet, sovranitetin dhe integritetin territorial të Malit të Zi, por edhe të veprojnë brenda rendit juridik të unifikuar të Malit të Zi.

Këto janë ndryshimet e para të qeverisë së re malazeze, e cila vlerësohet se është nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Mbështetës të opozitës dhe shoqatat joqeveritare protestuan të hënën dhe të martën para selisë së Parlamentit të Malit të Zi kundër ndryshimeve të Ligjit për Liritë Fetare. Pjesëmarrësit me flamujt kombëtar të Malit të Zi nga të gjitha qytetet e vendit u tubuan në Podgoricë. Ata akuzuan shumicën e re parlamentare si proserbe dhe tradhtarë të vendit.

Miratimi i ligjit për Liritë Fetare u bë në dhjetor të vitit të kaluar, duke shkaktuar incidente në parlamentin e atëhershëm si dhe duke nxitur protesta nga ana e Kishës Ortodokse Serbe gjë që rezultoi me humbjen e partisë së presidentit Milo Gjukanoviq, i cili qëndronte në pushtet prej tre dekadash./VOA/

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI