Flash

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Vendet anëtare të BE-së në mbështetje të marrëveshjes së Britanisë së Madhe për Brexit

Lapsi.al 28 December 2020
Vendet anëtare të BE-së në mbështetje të

Të 27 vendet anëtare të BE-së kanë miratuar njëzëri marrëveshjen tregtare pas Brexitit me Britaninë e Madhe, duke hapur rrugën që ajo të hyjë në fuqi përkohësisht më 1 janar. Ambasadorët e vendeve anëtare, u takuan në Bruksel më 28 dhjetor për të dhënë pëlqimin për marrëveshjen, e cila përcakton kornizën për tregtinë mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, sapo Londra të largohet nga tregu i vetëm i BE-së dhe bashkimi doganor në fund të vitit. Presidenca gjermane e BE-së tha se marrëveshja do të miratohet me shkrim nga të 27 qeveritë e BE-së, më 29 dhjetor, një ditë para votimit nga ana e ligjvënësve britanikë.

Parlamenti Evropian do të ketë kohë deri në fund të shkurtit për të votuar dokumentin. Mbështetësit e Brexit-it gjatë festimit në Sheshin e Parlamentit në Londër më 31 janar, 2020, ditën kur Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja u arrit më 24 dhjetor, pas nëntë muajsh negociata të vështira midis Londrës dhe Brukselit, duke lënë shumë pak kohë që ajo të ratifikohet deri më 31 janar.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e mirëpriti miratimin e marrëveshjes përmes një telefonate me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. “Ne mezi prisnim ratifikimin zyrtar të marrëveshjes në mënyrë që të punojmë së bashku në përparësitë e përbashkëta, të tilla si trajtimi i ndryshimit të klimës”, shkroi Johnson në rrjetin social Twitter.

Rregullat e konkurrencës së ndershme dhe të drejtat e peshkimit kishin qenë pengesa kryesore për të arritur një marrëveshje tregtare gjatë nëntë muajve bisedimesh të trazuara. Marrëveshja shmang vendosjen e tarifave, kuotave dhe pengesave të tjera tregtare që do t’u kushtonin të dy palëve miliarda në tregti dhe qindra mijëra vende pune. Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI