Flash

Shkencëtari britanik flet për vaksinën kundër COVID-19 që mund të “ndryshojë lojën”

Lapsi.al 28 December 2020
Shkencëtari britanik flet për vaksinën kundër COVID-19

Vaksina e Universitetit të Oksfordit për Covid-19, mund të bëjë që në Britaninë e Madhe, ajo që quhet imuniteti i tufës të krijohet deri në sezonin e verës.

Sipas shkencëtarit Calum Semple, një ekspert i sëmundjeve të frymëmarrjes dhe anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat (SAGE), vaksina AstraZeneca e Oxford mund të “ndryshojë lojën” në betejën kundër koronavirusit.

Duke folur për BBC, Prof Semple tha: “Personat që janë vaksinuar do të mbrohen brenda disa javësh dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

Sipas profesorit, kjo vaksinë mund të ruhet në temperatura më të përshtatshme se sa ajo e Pfizer-BioNTech, dhe për këtë arsye është më e lehtë të transportohet.

“Kjo vaksinë është shumë e rëndësishme sepse jo vetëm që gjeneron antitrupa që ju mbrojnë nga infektimi, por gjithashtu gjeneron këto ‘qeliza vrasëse gjuetare’ – qelizat T – që në të vërtetë merren me infeksionin”, tha ai për BBC Breakfast.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI