Flash

Pas abortit, Meghan dyshohet se është gati për një shtatëzani tjetër

Lapsi.al 25 December 2020
Pas abortit, Meghan dyshohet se është gati për një

Princi Harry dhe Meghan Markle, së bashku me Archie-n, po e shijojnë jetën e tyre larg Mbretërisë së Bashkuar dhe rregullave e protokolleve strikte. Ata gjithashtu ndihen 100 për qind të gatshëm për të zgjeruar familjen e tyre, pas abortit që Meghan pësoi në fillim të vitit.

Sipas OK! Magazine, duka dhe dukesha e Sussex janë gati të tentojnë për një fëmijë tjetër.

 "Harry ka qenë një shkëmb absolut për Meghan [gjatë abortit] dhe anasjelltas. Kjo eksperiencë i bëri më të fortë se kurrë. Ata janë të vendosur ta lënë këtë gjë pas dhe të provojnë për një fëmijë tjetër", -u shpreh një burim për revistën e famshme.

Megjithëse shtypi ka qenë mjaft i ashpër ndaj Meghan në të kaluarën, përgjigjja që eseja e saj e fuqishme mori nga publiku bëri që lidhja e tyre me njëri-tjetrin të thellohet.

Në shtator, Us Weekly raportoi se Meghan mezi priste të zgjeronte familjen e saj.

"Meghan pëlqen të jetë nënë dhe të shohësh se sa i lumtur dhe i plotë është Harry me Archie-n në krah të tij është mjaft shpërblyese për të," tha burimi. "Me siguri që një fëmijë i dytë do t'u sjellë atyre edhe më shumë dashuri dhe gëzim. Ajo dhe Harry janë të dy me të vërtetë të entuziazmuar për fazën tjetër të udhëtimit të tyre familjar."

Të këshilluara

Mentor Haziri, artisti i vitit në Ferizaj

Mentor Haziri është vlerësuar me çmimin “Artisti i vitit” në Komunën e Ferizajt. Përkatësisht, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga kjo komunë i ka d...

10:31

Khloe dhe Tristan, të fejuar në fshehtësi

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë përfolur muajt e fundit për një ribashkim mes tyre. Raportet mes dyshes janë rregulluar dhe Khloe ka nisur ta ndjekë ...

15:28

Ndahet nga jeta reperi i grupit ‘Whodini’

John ‘Ecstacy’ Fletcher nga grupi ‘Whodini’ ka vdekur në moshën 56 vjeçare. Njëri nga anëtarët e grupit të njohur të hip-hop-it, Grand Master Dee, ka konfirm...

15:14

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI