Flash

Të shtëna me armë në Elbasan, qëllohet ndaj policisë

Lapsi.al 24 December 2020
Të shtëna me armë në Elbasan, qëllohet ndaj

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Elbasani. Një qytetar është duke qëlluar me armë në mënyrë të pakontrolluar. Deri më tani mësohet se nuk ka persona të lënduar. Nga të dhënat e para bëhet fjalë për një 45-vjeçar që ka kundërshtuar kontrollin e banesës dhe më pas ka qëlluar me armë policinë dhe tani po qëllon në mënyrë të pa kontrolluar. Incidenti në fjalë është regjistruar në fshatin Zavalinë. Mesohet se policia kishte shkuar në banesën e këtij shtetasi me një vendim gjykate për kontroll, pasi kishte pretendime se kryefamiljari mbante armë pa leje. Pasi ka parë se pranë banesës janë afruar efektivë të policisë, 45-vjeçari ka qëlluar me armë. Fill pas këtij veprimi ai është larguar nga banesa dhe është fshehur në pyll. Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Richter ka tronditur Greqinë vetëm pak minuta më parë. Tërmeti u shënua në perëndim të Athinës, 17 km nga qyteti i Aig...

14:43

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI