Flash

Kosovë/ 309 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 6 viktima

Lapsi.al 24 December 2020
Kosovë/ 309 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, kanë vdekur edhe gjashtë persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 (69 vjeç), Obiliq 1 (79 vjeç), Prishtinë 1 (77 vjeç), Prizren 1 (80 vjeç) dhe Suharekë 1 (58 vjeç).

Të enjten, në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), thuhet se nga 1.287 mostra të testuara, janë regjistruar si të infektuar me koronavirus 309 persona.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 546 pacientë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 10.478.

Që prej 13 marsit, e deri më 24 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 49.866 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.290 pacientë kanë vdekur dhe 38.118 të tjerë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19./rel

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Richter ka tronditur Greqinë vetëm pak minuta më parë. Tërmeti u shënua në perëndim të Athinës, 17 km nga qyteti i Aig...

14:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI