Flash

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë

Shpesh Shqipëria bëhet shesh beteje për një ndërtesë dhe, në fund, përfundojmë duke debatuar për historinë. Debati i sotëm per godinen ku eshte themeluar Klubi Laberia është njëri prej tyre. 

16:32

Vrasja e çiftit Pasho/ E arrestuara Elona Kaleshi mbante "peng" dëshminë e vajzës së të vrarëve

Lapsi.al 23 December 2020
Vrasja e çiftit Pasho/ E arrestuara Elona Kaleshi mbante "peng"

E arrestuar nga policia për vrasjen dhe copëtimin e kufomave të çiftit Pasho, Elona Kaleshi kishte bërë çmos për të fshehur krimin për 5 vite me radhë.

Mediat italiane shkruajnë se ajo nuk kishte treguar saktësisht se ku kishte qëndruar çifti Pasho me qira, vend të cilën e dinte vetëm ajo, pasi djali i tyre ndodhej në burg dhe vajzat larg. Ajo dha dëshmi kontradiktore edhe për kontaktin e fundit që kishte me çiftin.

Edhe ankesat e vajzës së çiftit, Viktoria janë se pesë vjet më parë, marrëdhënia me prindërit u prish prej saj. Mediat italiane shkruajnë se ajo mbante vajzën e çiftit “peng” për shkak se kishte dijeni për marrëdhënien e saj me një burrë të martuar.

Shpëtim dhe Teuta Pasho mund të jenë vrarë natën në gjumë, kjo e bazuar në faktin se mbanin veshur rroba nate. Burri u qëllua me një thikë 7-8 cm, duke e vrarë menjëherë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI