Flash

Vjosa Osmani flet për caktimin e datës së zgjedhjeve në Kosovë

Lapsi.al 23 December 2020
Vjosa Osmani flet për caktimin e datës së zgjedhjeve në

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se sapo të pranohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses do të caktohet sipas saj edhe data e zgjedhjeve. Ky reagim i Osmanit erdhi pas takimeve të zhvilluara me të gjitha partitë politike politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

“Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike, Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. U.d. Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta”, sqarohet në komunikim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI