Flash

Ulqinaku zbulon letrën e COVAX se kur do të vijë vaksina në Shqipëri

Lapsi.al 23 December 2020
Ulqinaku zbulon letrën e COVAX se kur do të vijë vaksina në

Mjeku Dritan Ulqinaku ka deklaruar se COVAX ka sjellë një letër drejt Ministrisë së Shëndetësisë ku ka dhënë lajmin e mirë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. I ftuar në “Open”, Ulqinaku tha se në letër është thënë qartë se tre muajt e parë të vitit 2021, vaksina antiCovid do të vijë në Shqipëri.

I pyetur për llojin e vaksinës që do të mbërrijë në vendin tonë, Ulqinaku tha se nuk e kishte këtë informacion.

“Më falni, duhet të them diçka të rëndësishme. COVAX sapo ka sjellë një letër tek Ministria e Shëndetësisë. Thuhet qartë që brenda tre muajve të parë të vitit 2021, vaksina do të mbërrijë në Shqipëri. Nuk di të them të tjera detaje, për emrin apo të tjerat. Është e garantuar që do të vijë,”- tha Ulqinaku.

Ndërsa shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se Shqipëria ka siguruar infrastrukturën për të marrë vaksinën.

“Sapo ma konfirmoi Silva Bino. Kemi siguruar frigoriferë -80 gradë për 30 mijë doza vaksine. COVAX na ka siguruar se në tre muaj e parë do furnizojë me vaksina Shqipërinë, por nuk dihet cila vaksinë ende. Dua të them dhe që nuk ka datë as Maqedonia datë meqë bëhet krahasimi,” - tha Brataj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI