Flash

Sulmi me armë në lokalin e policit të ‘Shqiponjës', kush janë 4 të shpallurit në kërkim

Lapsi.al 23 December 2020
Sulmi me armë në lokalin e policit të

Katër persona janë shpallur në kërkim në lidhje me sulmin me armë në lokalin e punonjësit të Forcave Shqiponja, Albert Pjetri në Shkodër.

Mësohet se kërkim nga policia janë shpallur shtetasit; Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj.

Ngjarja ndodhi rreth ores 21:30 ne afersi te rrethrrotullimit te ‘5 heronjve te Vigut.

Në vendin e ngjarjes u gjeten e sekuestruan në cilësinë e provës material, në afërsi të lokalit 33 gëzhoja. Sipas burimeve mesohet se efektivi i policise ditet e fundit ka ndaluar teksa ka qene ne sherbim shtetasin Rivaldo Planaj. Ky i fundit ka tentuar qe te mos i bindet policise dhe ka debatuar me efektivin Pjetri i cili i ka sekuestruar makinen.

Albert Pjetri ka deklaruar per koleget e tij te policise kete konflikt te ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj por nga ana tjeter nuk e ka akuzuar drejtperdrejte se mund te jete ai autori i ngjarjes por vetem ka rrefyer kete konflikt per shkak te detyres si efektiv i Shqiponjave. Si bashkëpunëtorë mendohet se jane edhe tre shtetas te tjere ne kete ngjarje te cilet kane qene me nje makine ne momentin kur eshte qelluar ne drejtim te lokalit dhe makines.

Të këshilluara

Arrestohen tre infermiere shqiptare në Greqi

Policia greke njoftoi ditën e sotme se ka arrestuar 3 infermiere shqiptare në Spitalin publik të Janinës Haxhikosta. Lajmi është publikuar edhe në disa media të...

09:25

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Mete...

08:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI