Flash

Varianti i ri i Covid/ ISHP: Nuk kemi laboratorë për ta identifikuar

Lapsi.al 22 December 2020
Varianti i ri i Covid/ ISHP: Nuk kemi laboratorë për ta identifikuar

Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të zbuluar dhe identifikuar variantin e ri të COVID-19. Të gjendur në këto kushte si do të veprohet? Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) thotë se mostrat do të dërgohen në laboratorët në Londër, të cilët janë të parët që e kanë zbuluar këtë virus të ri. Mostrat do të përzgjidhen në mënyrë rastësore, mbi bazën e disa indiceve, si persona kontakti me njerëz që kanë qenë në Lodër, pasi nuk ka ndryshim në simptoma.

"Duhen laboratorë të një standardi që nuk ia vlen t'i futemi. Ne nuk e dallojmë dot, por bëjmë diçka tjetër, marrim mostra të personave me COVID dhe i dërgojmë në Londër, kjo është një mënyrë për të zbuluar nëse janë me COVID të ri apo jo. Tani do fillojnë organizimet e reja për të dërguar mostra në Londër. Do marrim mostra rastësore, mbi disa indice. Nuk ka sens të krijojmë laboratorë të nivelit 3-4, do shumë investime, shumë siguri, do shumë trajnime të njerëzve që duhen vite", - tha Ulqinaku në Report TV. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI