Flash

Përfundon karantina për Ellen, fotograafohet pa maskë në ambjent publik

Lapsi.al 22 December 2020
Përfundon karantina për Ellen, fotograafohet pa maskë në

Para pak ditësh, Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. Ajo ka ndarë me fansat gjithë simptomat, teksa lufta e saj me virusin e rrezikshëm vazhdon. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, moderatorja e famshme ka rrëfyer të gjithë efektet e Covid-19.

Ellen ka thënë se në përgjithësi ndihet mirë, por ka dhimbje shpine shumë të fuqishme, gati torturuese. Ajo është shprehur se kjo ka qenë gjëja më e vështirë për të për ta përballuar.

“Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, është shprehur Ellen në videon e saj.

Së fundmi, DeGeneres u fotografua jashtë shtëpisë së saj pa maskë. Ajo ka dalë nga shtëpia vetëm nëntë ditë pasi ajo doli pozitive në testin ndaj Covid-19.

Në fotot që tani janë bërë virale, ajo shihet duke qëndruar në një parking ndërsa po bën një telefonatë.

Ndërsa askush nuk u pa të qëndronte afër saj, mediat zbuluan se kishte qenë në Garde në Montecito, Kaliforni.

Emisioni që ajo drejton “The Ellen DeGeners Show” është mbyllur, sepse moderatorja ndoqi të gjitha rregullat sapo mësoi se ishte prekur nga koronavirusi. Sezoni i 18-të i emisionit është xhiruar pa audiencë, që pas rikthimit në muajin shtator dhe shumica e të ftuarve kanë qenë të ftuar në mënyrë virtuale.

Kjo vjen pasi Ellen u vendos në qendër të vëmendjes mediatike muajt e verës, pasi një ish-punonjës deklaroi se vendi i punës në emisionin e saj ishte shumë toksik. Më pas të tjera histori pasuan dhe Warner Bros ndoqi një investigim për këtë rast.

Të këshilluara

Filmat më të mirë të vitit 2020 (VIDEO)

Në këtë vit të gjatë pandemie, nuk patëm mundësi të shkonim në kinema, por sidoqoftë, kinemaja erdhi te ne. Një kohë e gjatë në karantinë na ka dhënë mun...

12:46

Ndahet nga jeta këngëtarja K.T.Oslin

K.T.Oslin, e njohur më shumë për hitet “Do Ya” dhe “80’s Ladies”, ka vdekur në moshën 78 vjeçare. Shkaku i vdekjes së saj akoma nuk është zbuluar. Shoku i...

11:04

Sa kushtoi unaza me diamant e Ariana Grande

Ariana Grande surprizoi mbrëmjen e djeshme gjithë botën me lajmin e saj të fejesës. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në Instagram ku shihej së bashku m...

19:18

Katie Holmes zyrtarizon lidhjen

Katie Holmes festoi 42-vjetorin më 18 dhjetor dhe i dashuri i saj, Emilio Vitolo Jr., shfrytëzoi rastin për t’i shprehur dashurinë publikisht! Katie dhe Emilio ...

17:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI