Flash

Britania bëhen gati për një Brexit kaotik pa marrëveshje

Lapsi.al 11 December 2020
Britania bëhen gati për një Brexit kaotik pa marrëveshje

Ndërsa kanë mbetur vetëm tre javë nga një Brexit kaotik dhe i kushtueshëm pa marrëveshje, udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Britanisë parashikuan të enjten shtimin e gjasave për dështim të bisedimeve tregtare, dhe Kryeministri britanik Boris Johnson madje foli për një “mundësi të madhe” të tillë.

Të dyja palët u thanë qytetarëve të tyre që të përgaten për një tronditje për Vit të Ri, pasi tregtia midis Britanisë së Madhe dhe territorit evropian mund të përballet me kaosin më të madh prej pothuajse një gjysmë shekulli. Komentet pesimiste të Johnson erdhën ndërsa negociatorët u përpoqën të arrinin një përparim të orëse së fundit në bisedimet teknike, ku udhëheqësit e tyre dështuan tre herë në diskutime politike gjatë javës së kaluar.

Duke u përballur me një afat të dielën të vendosur pas bisedimeve pa rezultat midis Presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe zotit Johnson të mërkurën në mbrëmje, të dyja palët e kuptuan që shkëputja që po zgjat katër vjet mund të përfundonte keq.

“Mendoj se duhet të jemi shumë, shumë të qartë: Tani ekziston një mundësi e fortë, që të kemi një zgjidhje që do të duket si një marrëdhënie e Australisë me BE-në,” tha Johnson, duke përdorur shprehjen e tij për një dalje pa marrëveshje. Australia nuk ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në.

“Nuk do të thotë se është diçka e keqe,” shtoi Johnson. Nga ana e BE-së, reagimet ishin po aq pesimiste.

“Unë jam pak më pesimist sot, nga ajo që po dëgjoj,” tha Kryeministri suedez Stefan Lofven në një takim të nivelit të lartë të BE-së ku zonja von der Leyen informoi 27 udhëheqësit për darkën e saj të pasuksesshme me zotin Johnson.

Një largim pa marrëveshje do të kërcënonte qindra mijëra vende pune dhe do të kushtonte dhjetëra miliarda dollarë në tregti.Për t’u përgatitur për një dalje të tillë më 1 Janar, BE-ja propozoi të enjten katër masa për t’u siguruar që të paktën trafiku ajror dhe rrugor të vazhdojë sa më normalisht për gjashtë muajt e ardhshëm./ VOA

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI