Flash

SHBA: Vaksina për Covid-19, fare pranë miratimit pas rekomandimit të grupit të ekspertëve

Lapsi.al 11 December 2020
SHBA: Vaksina për Covid-19, fare pranë miratimit pas rekomandimit

Një grup këshillues i qeverisë amerikane rekomandoi të enjten miratimin për përdorimin urgjent të vaksinës për koronavirusin të prodhuar nga gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech. Është një hap madhor në drejtim të një fushate të jashtëzakonshme vaksinimi që më në fund mund ta vërë nën kontroll epideminë. Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) pritet të ndjekë rekomandimin e bërë të enjten nga një grup i posaçëm ekspertësh të saj të jashtëm, i cili me 17 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim, arriti në përfundimin se vaksina duket e sigurt dhe efektive kundër koronavirusit tek njerëzit 16 vjeç e lart.

Një vendim përfundimtar i FDA-së pritet brenda ditësh, ndoshta që të premten ose të shtunën. Miliona doza do të transportoheshin për të filluar vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe azileve të të moshuarve. Ushtria amerikane gjithashtu do t’u japë përparësi punonjësve të saj të kujdesit shëndetësor dhe do të ketë në dispozicion pak më pak se 44,000 doza. Një zëdhënës i Pentagonit u tha gazetarëve të mërkurën se ushtria do ta nisë vaksinimin “brenda një ose dy ditësh” nga momenti që FDA-ja do të japë miratimin për përdorimin në raste urgjente të vaksinës. Fillimisht vaksinimet do të kryhen mbi baza vullnetare, por mund të bëhen të detyrueshme pasi vaksina të licencohet plotësisht.

Qasja për publikun e gjerë nuk pritet deri në pranverë. Lajmi vjen ndërsa shifra totale e infeksioneve në të gjithë vendin llogaritet tashmë në më shumë se 15.3 milionë që prej fillimit të pandemisë. Takimi i së enjtes u mbajt një ditë pasi Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 3,000 vdekje si pasojë e COVID-19-s, shifra më e lartë ditore që prej fillimit të pandemisë. Kompanitë Pfizer dhe BioNTech u vunë në krye të përpjekjeve globale për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit. Britania u bë vendi i parë perëndimor që nisi vaksinimet masive të martën, vetëm disa ditë pasi agjencia rregullatore qeveritare për shëndetin publik miratoi vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech./ VOA

 

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI