Flash

Kina vendos sanksione reciproke ndaj zyrtarëve amerikanë

Lapsi.al 10 December 2020
Kina vendos sanksione reciproke ndaj zyrtarëve amerikanë

Kina ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve amerikanë, përfshirë edhe zyrtarë të kongresit dhe organizatat joqeveritare, në përgjigje të sanksioneve të Washingtonit ndaj zyrtarëve kinezë, njoftoi media shtetërore. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, përderisa njoftoi sanksionet, tha se sanksionet mbulojnë zyrtarë amerikanë në kongres, përfaqësues të OJQ-ve dhe zyrtarë të tjerë së bashku me anëtarët e familjeve të tyre “që kanë bërë gabime në çështjen e Hong Kongut”, njoftoi “Global Times”. Qeveria kineze gjithashtu anuloi hyrjen pa viza për diplomatët amerikanë të cilët mbajnë pasaporta të vlefshme në rajonin administrativ special të Kinës në Hong Kong dhe Makao.

Të hënën, Washingtoni vendosi sanksione ndaj 14 individëve, të gjithë nënkryetarë të Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullorë 13 (NPC), për shtypjen e Pekinit në Hong Kong pasi Kina pezulloi në mënyrë efektive ligjvënësit pro-demokracisë nga legjislatura e territorit gjysmë-autonom muajin e kaluar. Individët dhe familjet e tyre të ngushta gjithashtu u ndaluan të udhëtojnë në SHBA, kurse pronat e tyre që i nënshtrohen juridiksionit amerikan u ngrinë. Individëve amerikanë gjithashtu u ndalohet të kryejnë biznes me ta. Të mërkurën, Komiteti i Përhershëm i NPC-së gjithashtu dënoi SHBA-të për vendimin e saj dhe i quajti “sanksione brutale dhe të neveritshme” ndaj zyrtarëve të tyre të lartë të legjislaturës, i cili ishte paralajmërimi i nivelit më të lartë për SHBA që nga viti 1999.

“SHBA ndërhyn ashpër në punët e brendshme të Kinës nën pretekstin e çështjeve të Hong Kongut, që është e neveritshme. Ky është një rast tipik i ngacmimit politik dhe standardeve të dyfishta. Ne dënojmë me forcë dhe kundërshtojmë me vendosmëri”, citon e përditshmja shtetërore zëdhënësin Hua Chunying./AA/

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI