Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Fjalia më e çuditshme që mund të thotë një njeri i suksseshëm

Lapsi.al 8 December 2020
Fjalia më e çuditshme që mund të thotë një njeri

Nëse do të pyesnim njerëzit e suksesshëm se çfarë u kanë mësuar sipërmarrjet e tyre përkatëse, disa nga gjërat të cilat me gjasë do të përmendin do të ishin: Ekipi i palodhur. Idetë e shkëlqyera. Etika në punë. Të qenurit të vendosur. Dëshira për të guxuar. Skuadra bashkëpunuese. Partnerë të mëdh. Akses në një kapital etj.

Të gjitha këto qëndrojnë, mirëpo ka diçka që I dallon nga turma. Inc Magazine kontaktoi me një sipërmarrës jashtëzakonisht të suksesshëm, i cili preferoi të mbetej anonim. Gjëja më e rëndësishme që i ka mësuar biznesi është:

SE NUK DI.

Pa dyshim, thekson Inc, kjo qasje tingëllon e çuditshme kur në fund të fundit, përvoja është mësuesi më i mirë, veçanërisht kur rezultati është suksesi. Megjjithatë duket se Paradaksi i SokratIT – Unë di që në nuk di asgjë – gjen zbatim te suksesi për shumë arsye.

Si argument mund të përmendet rasti i një studimi të bërë te mjekët në vitin 2005, të botuar në journal of Internal Medicine. Studimi tregoi se mjekët të cilëve u ishin dhënë raste klinike sfiduese, qenë në gjendje të kishin një diagnozë të saktë dy të tretat e kohës. Por, kur të njëjtëve mjekëve iu kërkua të analizonin diagnozën fillestare dhe të merrnin parasysh mundësitë alternative - me pak fjalë, të imagjinonin se me të vërtetë nuk e "dinin" - saktësia e tyre u përmirësua me 40%.

Jeff Bezos thotë se treguesi kryesor i inteligjencës së lartë është gatishmëria për të ndryshuar mendjen. Me pak fjalë, këta njerëz të suksesshëm zgjohen çdo ditë duke menduar se dinë shumë pak, gjë që i bën që të përmirësohen, të kenë rezultate të reja dhe të rishikojnë dhe riformojnë mënyrën e tyre të të parit të gjërave.

“Unë nuk di asgjë” ndihmon që kushdo të jetë i hapur ndaj gjërave dhe njohurive të reja.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja Natalie Desselle Reid

Aktorja Natalie Desselle Reid ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare. Lajmi u bë i ditur për fansat të hënën nga menaxherja e saj, Dolores Robinson.“Natalie D...

14:01

Brenda shtëpisë së Gigi dhe Zayn

Gigi Hadid ditë pas dite zbulon detaje nga vogëlushja e saj, e cila erdhi në jetë në muajin shtator. Së fundmi supermodelja ka ndarë në rrjete sociale foto nga ...

12:52

Sara Hoxha zbulon portretin e Roman

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë shumë të rezervuar dhe rrallëherë shfaqen në publik. Jetën private janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike dhe p...

11:46

Miley Cyrus, komentuesja e vitit në TikTok

Mjaftoi një video e çiftit në TikTok që komentet e Miley Cyrus të kthehej në trendin e fundit viral. Papritur, të gjithë duan një koment nga këngëtarja me kusht...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI