Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Sara Hoxha zbulon portretin e Roman

Lapsi.al 8 December 2020
Sara Hoxha zbulon portretin e Roman

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë shumë të rezervuar dhe rrallëherë shfaqen në publik. Jetën private janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike dhe po ashtu vogëlushët e tyre, London dhe Roman. Ndërkohë që me London jemi njohur përmes disa fotove, më të voglin e familjes nuk e kishim parë ende.

Mirëpo sot Sara ka vendosur të thyejë rregullat e të publikojë foton e parë të Roman. Ajo ka publikuar në Instagram një nga imazhet më të ëmbla, në të cilën shihet përkrah Ledionit dhe vogëlushit, duke e prezantuar kështu për herë të parë me botën. Deri më sot ata e kishin mbajtur të fshehtë portretin e djalit, duke mos publikuar asnjë foto të tij.

Menjëherë pas postimit kanë nisur komentet nga ndjekësit, të cilët kanë filluar të gjejnë se kujt i ngjan më shumë i vogli. Disa thonë se ngjason më tepër me Ledionin, të tjerë me Sarën dhe ka edhe nga ata që thonë se ngjan me teze Lorin.

Në muajin tetor i vogli i familjes Liço festoi 1-vjetorin e lindjes, për të cilën mami Sara dhe babi Ledioni u kujdesën që të ishte shumë speciale.

Të këshilluara

Miley Cyrus, komentuesja e vitit në TikTok

Mjaftoi një video e çiftit në TikTok që komentet e Miley Cyrus të kthehej në trendin e fundit viral. Papritur, të gjithë duan një koment nga këngëtarja me kusht...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI