Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Chiara Ferragni dhe Fedez nderohen me titullin më të lartë pas angazhimeve gjatë pandemisë

Lapsi.al 7 December 2020
Chiara Ferragni dhe Fedez nderohen me titullin më të lartë pas
Chiara Ferragni dhe Fedez kanë marrë ditën e sotme titullin më të lartë, “Ambrogino d’oro”, nga komuna e Milanos për kontributin e çmuar që kanë dhënë për rritjen e prestigjit të qytetit. Ky titull u dha në veçanti për angazhimin e tyre gjatë valës së parë të pandemisë së Covid-19. Të dy ata mblodhën fonde për të krijuar një njësi të re të kujdesit intensiv në spitalin San Raffaele.“Ndihemi shumë të nderuar dhe shpresojmë që të bëjmë akoma më shumë për qytetin e Milanos dhe për Italinë në përgjithësi”, u shpreh influencuesja pas marrjes së titullit. Para se ata të ngjiteshin në skenë për të marrë titullin “Ambrogino d’Oro”, u prezantua edhe motivacioni i plotë përse e kanë merituar këtë titull. Përveçse krijuan një njësi të re të kujdesit intensiv në spitalin San Raffaele, u përmend fakti se Chiara dhe Fedez shpërndanë ushqime me biçikletë në familjet në nevojë gjatë pandemisë, duke treguar se sa e rëndësishme është që edhe me gjeste të thjeshta t’ju vijmë në ndihmë njerëzve më të brishtë. Pas marrjes së titullit, Chiara Ferragni reagoi menjëherë në rrjete sociale duke pozuar përkrah bashkëshortit të saj. Sot ishte dita e celebrimit të historive të mëdha njerëzore dhe jam e sigurt se ky është vetëm fillimi. Të dua Milano, shkroi blogerja përkrah imazheve.

Të këshilluara

Miley Cyrus, komentuesja e vitit në TikTok

Mjaftoi një video e çiftit në TikTok që komentet e Miley Cyrus të kthehej në trendin e fundit viral. Papritur, të gjithë duan një koment nga këngëtarja me kusht...

16:00

Përse Evropa padit kompaninë Aplpe

Evropa ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj Apple, lidhur me praktikën e diskutueshme të kompanisë për ngadalësimin e iPhone-ve të vjetër. Euroconsumers, grupi që ...

12:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI