Flash

Përse Evropa padit kompaninë Aplpe

Lapsi.al 7 December 2020
Përse Evropa padit kompaninë Aplpe

Evropa ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj Apple, lidhur me praktikën e diskutueshme të kompanisë për ngadalësimin e iPhone-ve të vjetër. Euroconsumers, grupi që ngriti padinë, tha në një deklaratë se proceset gjyqësore mbulojnë deri në 2 milionë pajisje iPhone 6, 6 Plus, 6S dhe 6S Plus në Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Portugali.

Apple është përballur me reagime publike dhe veprime ligjore në të gjithë botën pasi pranoi në 2017-ën që përditësimet e softuerëve të dizajnuara për të parandaluar prishjen e baterive të iPhone-ve të vjetër, gjithashtu i ngadalësuan pajisjet.

"Ne jemi duke u kërkuar të trajtohemi me të njëjtën drejtësi dhe respekt si konsumatorët amerikanë," -tha shefi i politikës dhe zbatimit në Euroconsumers, Els Bruggeman, për CNN Business.

Grupi tha se përpjekjet për të zgjidhur çështjen me Apple jashtë gjykatës ishin të pasuksesshme. Ai po kërkon kompensim prej 60 € (72.30 $) mesatarisht për secilin konsumator. Nëse proceset gjyqësore kanë sukses, ato mund t'i kushtojnë Apple 180 milionë € (217 milionë dollarë) në total, bazuar në vlerësimet e Euroconsumers për numrin e pajisjeve të prekura.

"Konsumatorët shqetësohen gjithnjë e më shumë nga produktet që konsumohen shumë shpejt, modelet iPhone 6 janë një shembull shumë konkret i kësaj," -tha Bruggeman në një deklaratë.

Pas një proteste nga përdoruesit e pakënaqur të iPhone, Apple kërkoi falje dhe bëri që zëvendësimet e baterive të ishin më të lira. Megjithatë është akuzuar në proceset gjyqësore të mëparshme (dhe në rastin aktual të ngadalësimit të qëllimshëm të telefonave) që kjo është një praktikë që e bën për të inkurajuar përdoruesit të blejnë telefona të rinj, diçka që kompania e mohon.

Autoriteti antitrust i Italisë gjobiti Apple me 10 milionë € (12 milionë dollarë) në vitin 2018 pasi zbuloi se kishte mashtruar konsumatorët në instalimin e përditësuar të softuerit në iPhone të vjetër pa i paralajmëruar ata për efektin në performancën e pajisjes.

Të këshilluara

Klea Huta rrëfen eksperiencën me Covid-19

Klea Huta ka zbuluar ditën e sotme se para disa muajsh ajo ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e saj ...

10:32

Pas ndarjes, Tuna zhvendoset në Shkup (Foto)

Tuna ka vendosur që të distancohet pak nga puna për projektet muzikore, duke iu përkushtuar jetës së saj private, në të cilën duket se ka shumë të reja. Mëso...

14:47

Blero i futet biznesit, zhvendoset në Zvicër

Blero ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”. Teksa ka rrëfyer mbi pesë datat më të rëndësishme në karrierën e tij, Blero ka cekur...

14:43

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI