Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Hannah Montana e bëri Miley Cyrus të ndihej e pavlerë

Lapsi.al 5 December 2020
Hannah Montana e bëri Miley Cyrus të ndihej e pavlerë

“Hannah Montana” adoleshentja me një jetë normale, që sapo vinte paruken bjonde, kthehej në një yll popi.Seriali ka dhuruar shumë situata komike, por ai ka patur një ndikim të errët tek aktorja kryesore, Miley Cyrus.

Në një dalje të saj në The Howard Stern Show, Miley tha se duke luajtur Hannah Montana-n, e bënte atë të vinte në pikëpyetje veten dhe të kishte lëkundje të vetëbesimit në moshë të re, veçanërisht për shkak të reagimeve që kishin fansat ndaj ikonës imagjinare të muzikës.

“Një pjesë e audiencës sime ishin aq të lidhur me një personazh, që nuk isha unë”, shpjegoi ajo për Howard Stern.

“Kjo sjell shumë probleme psikologjike. Më bënte të mendoja: ‘A jam e vlefshme si vetvetja?’ E gjithë shfaqja më bëri të ndihem më e parëndësishme, kur luaja rolin e Miley-t dhe jo atë të Hannah-s.”

Ajo shton:

“Kur isha si vetja, askujt s’i bëhej vonë. Pastaj, kur merrja një paruke, krejt papritur, njerëzit më ndiqnin kudo. Kjo është shumë për t’u përjetuar nga një fëmijë: Kur t’i je vetja, s’i plas askujt për ty!”

Mbajtja e gjithë atyre parukeve dhe kostumeve, gjithashtu ndikoi në mënyrën se si Cyrus e shihte veten.

“Gjithë ky grim, paruke dhe gjithçka, ndikojnë shumë psikologjikisht. Gjithsesi, tani nuk jam e mërzitur apo e penduar. Për më tepër, di t’i vë paruket si askush tjetër”, thotë ajo duke qeshur.

Në një intervistë të vitit 2017 me CBS News, Cyrus shpjegoi se ndërsa asaj i pëlqente të ishte një yll i Disney Channel në atë kohë, ajo kuptoi, kur u rrit, që Hannah Montana i dha një dëm psikologjik.

"Unë mendoj se ajo që ishte e vështirë për mua ishte balancimi i gjithçkaje. U bë edhe më e vështirë kur duhej të bëja koncerte për dy, si Hannah dhe si Miley.”

Sidoqoftë, Cyrus nuk mohon se ka shumë kujtime pozitive nga epoka e saj si Hannah Montana.

“Më pëlqente të isha ai personazh. Kemi bërë muzikë të shkëlqyer, që njerëzit e dëgjojnë ende. Tekstet kanë mesazhe fantastike, që fëmijët dhe të rinjtë duhet t’i dëgjojnë.”

Për më tepër, Cyrus nuk është kundër ripërsëritjes së rolit në një moment në të ardhmen.

“Hannah Montanën e ka zënë pluhuri dhe unë jam gati ta risjell mirë, është shprehur ajo në një intervistë. “Mundësia do të shfaqet në një moment. Unë patjetër që do doja ta ringjallja atë në një pikë të caktuar të jetës sime.”

Të këshilluara

Loredana dhe Mozzik një vit plot suksese

Si në krahët e njëri-tjetrit si veçmas Loredana dhe Mozzik kanë patur super sukses dhe kanë thyer gjithnjë rekorde si në Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe në Gjer...

15:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI