Flash

Ylli i YouTube kërkon falje pasi shiti një video nudo të saj

Lapsi.al 4 December 2020
Ylli i YouTube kërkon falje pasi shiti një video nudo të saj

OnlyFans është një platformë ku njerëzit mund të postojnë foto/video dhe të tjerët t’i paguajnë ato.

Për shumë influencuese, të famshëm, por dhe njerëz të thjeshtë, kjo do të thotë të postohen foto provokuese, kryesisht me përmbajtje mbi moshën 18 vjeç, edhe pse jo çdo profil është “për të rritur” apo i papërshtatshëm. Gabi DeMartino, youtuber, lejoi ndjekësit të "zhbllokonin" një video të fëmijërisë së saj për 3 dollarë. Videoja kishte përshkrimin: “Nuk kam qejf të vesh mbathjet” dhe në të shfaqet DeMartino 3-vjeçare, pa rroba.

Ylli i YouTube kërkon falje pasi shiti një video nudo të saj,

Ditën e djeshme, 3 dhjetor, ajo postoi një video në YouTube, nëpërmjet të cilës kërkon që njerëzit ta falin. Ajo pohoi se ishte “e shkëputur nga realiteti” dhe nuk e kuptoi seriozitetin e videos që publikoi për ta shitur. "Ndërsa po vija me ide të reja dhe përmbajtje të re për platformat e mia, isha duke parë një video në shtëpi me familjen time, ku dukesha unë në moshën 3-vjeçare. Aty, nëna ime njoftoi se ishte shtatzënë me vëllain tim të vogël dhe unë shkatërroj një moment të bukur, duke u thënë të gjithëve se kam dëgjuar gjyshen të më thoshte të vishja mbathjet.” DeMartino tha se videoja kishte sjellë "të qeshura dhe gëzim" në familjen e saj për vite me radhë, por që ajo tani e kuptoi se publikimi i saj në internet nuk ishte "për të qeshur”. “Kam kuptuar që jam aq e shkëputur nga realiteti sa që as që më shkoi ndërmend se kjo mund të shihej kështu. Është një çështje shumë serioze. S’do e bëja kurrë diçka të tillë.” Përmes lotëve (që nga disa u komentuan si “lot krokodili”), DeMartino shtoi: “Nuk do bëja kurrë asgjë për të lënduar ose shfrytëzuar një fëmijë. Më vjen shumë keq. Kjo që ndodhi shërbeu “që të më zgjonte”. Do të kthehem në realitet dhe do të reflektoj”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI