Flash

Justin dhe Hailey kritikojnë fansen e Selena Gomez për këtë veprim

Lapsi.al 4 December 2020
Justin dhe Hailey kritikojnë fansen e Selena Gomez për këtë

Megjithëse historia e Justin Bieber dhe Selena Gomez ka përfunduar prej vitesh dhe ai tashmë është i martuar me Hailey Bieber, disa fansa nuk e kuptojnë ende këtë.Ka qenë një fanse e Selena-s në llogarinë e Hailey-t në Instagram ajo që ka kërkuar që modelja të “bombardohet” me ofendime. Ky koment i ka rënë në sy çiftit, të cilët s’mund të qëndronin pa reaguar për këtë situatë.

Në një postim në InstaStory, Hailey shkroi:

“Unë zakonisht rri e qetë dhe nuk i komentoj këto gjëra, sepse kam nevojë për të mbrojtur veten dhe mendjen time. Por me të vërtetë ka arritur në një nivel zemërimi dhe urrejtjeje që është tronditëse jo e shëndetshme dhe e trishtueshme. Unë kurrë nuk do të dëshiroja që në një milion vjet që dikush të trajtohej në këtë mënyrë dhe nuk do ta fal kurrë këtë sjellje urrejtjeje. Unë dua vetëm të mbështes, të lartësoj dhe të inkurajoj gratë e tjera në këtë industri dhe t’u uroj atyre asgjë tjetër përveç dashuri dhe sukses dhe uroj që të gjithë ndjekësit dhe mbështetësit e mi të bëjnë të njëjtën gjë !! Duke i uruar të gjitha të mirat gruas së re, shpresoj që ajo të gjejë dashuri, paqe dhe lumturi në këtë jetë!”

Gjithashtu, Justin ka kritikuar ashpër komentin e fanses së Selena-s, duke shkruar se s’mund të lejojë askënd të prishë lumturinë e personit që ai do më shumë në botë.

“Pasi pashë këtë u mërzita, pastaj mendova për jetën e saj dhe sa e mjerueshme duhet të jetë që të dojë ta kalojë jetën e saj duke u përpjekur t’i bëjë të tjerët të ndihen të vegjël. Mësimi këtu është qe ajo po humbet. Jeta është kaq e mirë kur lartësoni dhe u shtoni vlerë njerëzve! Një jetë ku doni t’i bëni të tjerët të ndihen të vegjël do t’ju lërë pa miq dhe pa gëzim të vërtetë”

“Unë thjesht doja ta ndaja këtë në mënyrë që njerëzit të marrin një ide se me çfarë përballemi dita ditës. Është jashtëzakonisht e vështirë të zgjedhësh rrugën e drejtë kur shoh njerëz si kjo që përpiqen dhe mblidhen për të mbledhur njerëz për të ngacmuar personin që dua më shumë në këtë botë. Nuk është e drejtë”- ka shkruar Justin.

Të këshilluara

Rikthehet pas një mungese, Eni Koçi

Eni Koçi është rikthyer me një këngë të re dhe na paska munguar kaq shumë. Këngëtarja ka publikuar pasditen e sotme bashkëpunimin e saj me grupin e mirënjohur F...

09:20

Rihanna zyrtarisht në lidhje me Asap Rocky

Në janar të 2020-ës interneti filloi të ziente nga lajmi se Rihanna dhe A$AP Rocky po dilnin, pasi u panë së bashku në prapaskenë në një koncert. Pas kësaj, një...

13:43

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI