Flash

Rihanna zyrtarisht në lidhje me Asap Rocky

Lapsi.al 3 December 2020
Rihanna zyrtarisht në lidhje me Asap Rocky

Në janar të 2020-ës interneti filloi të ziente nga lajmi se Rihanna dhe A$AP Rocky po dilnin, pasi u panë së bashku në prapaskenë në një koncert. Pas kësaj, një burim për The Sun tha se ata vërtet po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit dhe se po i merrnin gjërat me qetësi pasi ishin në fillimet e lidhjes. Në atë periudhë, Rihanna nuk kishte shumë kohë që ishte ndarë me të dashurin e saj, biznesmenin Hassan Jameel, pas gati tre vitesh lidhje. Ndërsa tani duket se dyshja e kanë bërë lidhjen zyrtarisht më serioze. Të paktën kështu ka bërë të ditur një burim për People, që konfirmoi se ata po takohen shpesh me njëri-tjetrin. Ky lajm vjen pas raportimeve të Page Six dhe Us Weekly që Rihanna dhe A$AP Rocky u panë me një grup miqsh në Beatrice Inn në NYC këtë fundjavë - duke nxitur edhe më shumë spekulime rreth statusit të marrëdhënies së tyre. Në fakt, Rihanna dhe Rocky kanë qenë miq prej shumë kohësh. Ai madje ishte pjesë e fushatës së saj Fenty Skin. Mirëpo, Rihanna është shumë e rezervuar për jetën e saj personale, kështu që mos prisni që t’i konfirmojë këto lajme... të paktën jo tani afër.

Të këshilluara

Merret vendimi për ceremoninë e Oscar

Oscar 2021 do të zhvillojë ceremoninë përmes Zoom-it. Kjo u njoftua nga një zëdhënës i Akademisë së Arteve dhe Shkencave ekskluzivisht për Variety. ‘Nata e Y...

18:35

Kelly Clarkson: Divorci ishte i tmerrshëm

Kelly Clarkson ka folur edhe një herë tjetër për divorcin e saj. Në një tjetër episod të emisionit të saj, Clarkson, 38 vjeçare, ka folur haptazi me Alicia K...

16:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI