Flash

Mesazhi i fundit i Maradonas për të dashurin e ish-partneres së tij

Lapsi.al 2 December 2020
Mesazhi i fundit i Maradonas për të dashurin e ish-partneres së

Programi televiziv argjentinas, Secretos Verdaderos, e ka publikuar audio-mesazhin e fundit në WhatsApp të Diego Armando Maradonas, të cilin ia kishte dërguar të dashurit të ish-partneres së tij, Veronica Ojeda.

Legjenda e futbollit ndërroi jetë në javën e kaluar në moshën 60 vjeçare, si pasojë e një sulmi në zemër. E gjithë bota e ka vajtuar humbjen e ikonës argjentinase të futbollit dhe i janë bërë nderime nga më të mëdhatë. Dhe derisa po zhvillohen hetime për të konstatuar përgjegjësinë eventuale të mjekut të Maradonas, Leopoldo Luque, lidhur me vdekjen e tij, janë mësuar disa detaje lidhur me gjendjen fizike dhe kujdesin në ditët e fundit të jetës së Diegos.

Ish- e dashura e Maradonas, Veronica Ojeda, është nëna e djalit shtatëvjeçar të tij, Diego Fernando dhe kujdeset për të së bashku me partnerin e saj të ri. Pikërisht atij, legjenda ia kishte dërguar mesazhin e fundit në WhatsApp. “Përshëndetje Mario, jam Diego”, dëgjohet duke folur Maradona me zë të lodhur.

“Mund të mendosh se është e pabesueshme, por unë e shoh Veronaican mirë. Ajo më ka treguar se është me ty tash”.“Kujdesu për të dhe për engjëllin tim Dieguito, se nuk ka një tjetër si ai. Kam shumë djem, por ky do të ma heqë qimen e fundit të thinjur”, ka thënë legjenda në audio-mesazhin e tij

 

Të këshilluara

Kelly Clarkson: Divorci ishte i tmerrshëm

Kelly Clarkson ka folur edhe një herë tjetër për divorcin e saj. Në një tjetër episod të emisionit të saj, Clarkson, 38 vjeçare, ka folur haptazi me Alicia K...

16:55

Selena Gomez, në lidhje me lojtarin e NBA

Selena Gomez është përfolur për një njeri të ri në jetën e saj. Ylli i popit, 28-vjeçare, është parë duke dalë për darkë me lojtarin e Miami Heat, Jimmy Butl...

14:25

Ellen Page: Jam transgjinor

Aktorja e famshme Ellen Page nuk është më femër. Vetëm së fundmi, Page ka bërë deklaratën e papritur për fansat, duke zbuluar edhe sekretin e jetës së saj. Akto...

13:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI