Flash

Capital T dhe Mozzik thumbojnë njëri-tjetrin nëpër Insta-Story

Lapsi.al 3 December 2020
Capital T dhe Mozzik thumbojnë njëri-tjetrin nëpër

Kur u duk se statuset e Mozzik mund edhe mos të ishin për Capital T, ky i fundit ka postuar një status që duket si kundërpërgjigje ndaj Mozzik.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, autori i hitit “Madonna” publikoi në Instastory disa statuse ku shkruante:

Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, Capital T ka publikuar një status ku shkruan:

Burrnia nuk blehet me kurrgjo, e ju s’e keni.

Duket se një luftë e ftohtë është hapur tashmë. Ndërkohë Capital T vijon ende ta ndjekë Loredanën, ndonëse ajo e ka hequr nga Instagrami pas freestyle-t të famshëm.

Ndërsa, Mozzik nuk gjendet më në listën e personave që Capital T ndjek. E normalisht as ai te Mozzik, i cili ndjek vetëm Hanën.

Se çfarë ka ndodhur mes tyre nuk dihet, por publikisht nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje.

Të këshilluara

Merret vendimi për ceremoninë e Oscar

Oscar 2021 do të zhvillojë ceremoninë përmes Zoom-it. Kjo u njoftua nga një zëdhënës i Akademisë së Arteve dhe Shkencave ekskluzivisht për Variety. ‘Nata e Y...

18:35

Kelly Clarkson: Divorci ishte i tmerrshëm

Kelly Clarkson ka folur edhe një herë tjetër për divorcin e saj. Në një tjetër episod të emisionit të saj, Clarkson, 38 vjeçare, ka folur haptazi me Alicia K...

16:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI