Flash

Enca rikthehet pas një mungese në muzikë me 2 projekte

Lapsi.al 4 December 2020
Enca rikthehet pas një mungese në muzikë me 2 projekte

Këngëtarja Enca Haxhia po rikthehet fuqishëm në muzikë, pas një pushimi të gjatë për shkak të ndërhyrjes në këmbë. Ajo kreu një operacion të vështirë që i kushtoi një regjim shtrati, megjithatë kjo periudhë në shtëpi ka qenë tepër produktive për Encën. Këngëtarja ka punuar për shumë projekte të tjera, dy prej të cilave i ka totalisht gati. Ajo i ka ndarë dy këngët e saj në Instagram, duke zbuluar titujt dhe një pjesë të secilës prej tyre. Kënga e parë titullohet “Zemër”, ndërsa demon e saj mund ta dëgjoni më poshtë: Kënga e dytë e Encës titullohet “Ndoshta”: Këngëtarja ia ka lënë në dorë ndjekësve për të vendosur se cili prej projekteve të saj të reja “meriton” të publikohet i pari. Në bazë të votave të publikut, këngët do të lançohen sipas radhës. Mos u vononi të jepni votën tuaj në llogarinë e Encës në Instagram.

Të këshilluara

Rikthehet pas një mungese, Eni Koçi

Eni Koçi është rikthyer me një këngë të re dhe na paska munguar kaq shumë. Këngëtarja ka publikuar pasditen e sotme bashkëpunimin e saj me grupin e mirënjohur F...

09:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI