Flash

Fansat mendojnë se Jennifer Lopez do të martohet në fshehtësi të plotë

Lapsi.al 4 December 2020
Fansat mendojnë se Jennifer Lopez do të martohet në

“Teoricienët e konspiracionit” ose fansat e Jennifer Lopez, mendojnë se ajo po planifikon t’i mohojë publikut një martesë gjigante dhe të ekspozuar, dhe do të martohet në fshehtësi të plotë më të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.

Sidoqoftë, në një intervistë me Entertainment Tonight, Lopez këmbënguli se një vendim i tillë nuk është si nëpër libra dhe se filmat ku ajo luan (“Marry Me”, “Shotgun Wedding”), janë vetëm rastësi.

Lopez tha se për vite me radhë, njerëzit e kanë ngatërruar jetën e saj profesionale dhe artistike, me atë personale. Ajo rikujton se kur publikoi këngën “El Anillo”, një vit pas fejesës me Rodriguez, i bëri njerëzit të mendojnë se një martesë ishte në horizont, por Lopez thotë se as kjo nuk ishte e qëllimshme. Shkurtimit, kënga thotë: “Kur do më dhurosh një unazë?” “Është për të qeshur se si jeta reflektohet ndonjëherë në gjërat që bëjmë, por në rastin tim ka qenë rastësi dhe aspak e qëllimshme.” Sidoqoftë,  ajo tha se në një moment të jetës e saj, e sheh edhe martesën me Alex. Lopez dhe Rodriguez u fejuan në mars të vitit 2019 dhe kishin planifikuar të martoheshin në 2020-ën, por pandemia ndërhyri.

Edhe pse këngëtarja tha se “i është thyer zemra” sepse shtyu një ngjarje kaq të rëndësishme të jetës së saj, ajo thotë se po i mbush ditët duke punuar në filma të rinj, duke nxjerrë në treg linjën e saj të kujdesit ndaj lëkurës, si dhe duke publikuar një album të ri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI