Flash

Loredana dhe Mozzik një vit plot suksese

Lapsi.al 5 December 2020
Loredana dhe Mozzik një vit plot suksese

Si në krahët e njëri-tjetrit si veçmas Loredana dhe Mozzik kanë patur super sukses dhe kanë thyer gjithnjë rekorde si në Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe në Gjermani e Zvicër, por jo vetëmSë fundmi, Mozzik ka bërë me dije në Instastory se ka arritur suksesin e radhës në Zvicër, duke hyrë në listën “YouTube Top Artist 2020”, pasi është dëgjuar për 117 javë me radhë.

Ndërkohë, Loredana për këtë vit ajo është shpallur reperja më e dëgjuar në Spotify dhe Youtube në Gjermani! Lori e dha vetë këtë lajm të bukur në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar me krenari këtë arritje që do të thotë shumë për karrierën e saj.

Dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas konfirmimit të lajmit se janë ribashkuar. E gjitha u pohua në pjesën e parë të dokumentarit të Loredanës, ku shfaqet edhe Mozzik dhe sqaron se ndarja e tyre është hiperbolizuar nga mediat.

Ndërkohë, Loredana po ashtu ka përgatitur një album të ri, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe në dhjetor, të titulluar “Medusa”.

Ajo ka publikuar intron e tij, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të albumit. Reperja rrëfen në intro se “Medusa” flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të, përfshirë edhe raportin me Mozzik.

Edhe Mozzik po punon për një album të ri për të cilin na ka treguar se ka punuar me mund, por ende nuk ka nxjerrë detaje. Në korrik ai solli “Mozzart” një album i cili bëri namin dhe i fali reperit miliona klikime në YouTube, duke e kthyer në artistin më IN të momentit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI