Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Rita Ora: Mos thyeni rregullat, turpi që kam ndjerë nuk ia vlen

Lapsi.al 6 December 2020
Rita Ora: Mos thyeni rregullat, turpi që kam ndjerë nuk ia vlen

Rita Ora u ndje e turpëruar kur përfundoi e përfolur në të gjitha mediumet britanike, për shkeljen e rregullave antiCovid që kishte bërë.

Ajo organizoi një festë me shumë të ftuar për ditëlindjen e saj të 30-të në një restorant në lagjen Notting Hill të Londrës – festë kjo e cila u ndërpre nga policia.

Rita ka kërkuar falje publike për veprimet e saj të pamatura, teksa edhe ka paguar një gjobë në vlerë 10 mijë funte, si dënim për rrezikun që shkaktoi. Tani ajo në një intervistë , ka rrëfyer se si u ndje gjatë kësaj jave, ku ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e saj, shkaku i turpi që ndjeu.

“Ndërsa e kuptoj që fjalët apologjetike të një ylli të popit nuk mund të kenë shumë peshë, veçanërisht dikush që ka thyer rregullat si unë, unë e kuptoj që disa mund të kërkojnë të ndjekin shembullin tim”, ka thënë këngëtarja shqiptare për The Sunday Times.

Ajo gjithashtu u ka dhënë një mesazh të gjithë të rinjve që të mos i thyejnë rregullat sikur ajo, sepse nuk është një shembull i mirë për t’u marrë marrëzia e saj e fundit. “Mesazhi im për ta është i thjeshtë: Ju lutem mos. Faji dhe turpi që kam mbajtur këtë javë për gabimin tim nuk ia vlen. Në vend të kësaj, vazhdoni të dëgjoni këshillat e qeverisë dhe zërat e heronjve të NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli) dhe të merrni masat e nevojshme paraprake”, ka thënë Rita Ora.

Përgjatë intervistës, shqiptarja ka kujtuar gjithashtu edhe se sa e vështirë ishte shpërngulja e familjes së saj nga Kosova në Britani të Madhe, ku për një jetesë më të mirë të familjes, babai i saj kishte punuar në tri punë, gjersa shprehet e lumtur që tani ka mundësinë që t’ua shpërblejë mundin prindërve të saj, duke u mundësuar atyre sot një jetë milionëshe

Të këshilluara

Pas ndarjes, Tuna zhvendoset në Shkup (Foto)

Tuna ka vendosur që të distancohet pak nga puna për projektet muzikore, duke iu përkushtuar jetës së saj private, në të cilën duket se ka shumë të reja. Mëso...

14:47

Blero i futet biznesit, zhvendoset në Zvicër

Blero ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”. Teksa ka rrëfyer mbi pesë datat më të rëndësishme në karrierën e tij, Blero ka cekur...

14:43

Loredana dhe Mozzik një vit plot suksese

Si në krahët e njëri-tjetrit si veçmas Loredana dhe Mozzik kanë patur super sukses dhe kanë thyer gjithnjë rekorde si në Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe në Gjer...

15:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI