Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dua Lipa: U largova nga Kosova pa familjen për të ndjekur ëndrrat

Lapsi.al 7 December 2020
Dua Lipa: U largova nga Kosova pa familjen për të ndjekur ëndrrat

Dua Lipa pa dyshim ka pushtuar gjithë botën dhe jo më kot, sepse i gjithë ky ka qenë plan i saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “CBS News” ajo është shprehur se e ka pasur në plan dominimin e botës dhe siç duket po e bën gjithçka realitet. Gjatë intervistës është theksuar fakti se Dua ka lindur në Angli, por prindërit e saj janë kthyer sërish në Kosovë kur ajo ka qenë 11 vjeçe. Dua jetoi vetëm pak vite me ta dhe më pas vendosi që të rikthehej e vetme në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën. Babai i saj Dukagjini tha se Dua ishte e bindur për ta ndjekur këtë rrugë dhe e ëma po ashtu ka shtuar se artistja e kishte planifikuar të gjithë këtë gjë.

“Unë jam mjaft bindëse, qartë! Prindërit e mi më thoshin ‘Çfarë po bën? A je i sigurt se kjo është ajo që dëshiron të bësh?’. Dhe unë u thosha ‘Po, thjesht do të vazhdoj të shkoj”, ka treguar Lipa.

Këngëtarja është shprehur se nuk e priste kurrë që me këngën e saj të parë të merrte aq shumë famë dhe se gjithçka i ka tejkaluar pritshmëritë e saj. Dua Lipa deri më tani është vlerësuar me qindra çmime dhe vetëm pak javë më parë ajo u nominua në 6 kategori në “Grammy Awards” duke dominuar përkrah Taylor Swift dhe Beyonce.

Të këshilluara

Përse Evropa padit kompaninë Aplpe

Evropa ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj Apple, lidhur me praktikën e diskutueshme të kompanisë për ngadalësimin e iPhone-ve të vjetër. Euroconsumers, grupi që ...

12:01

Klea Huta rrëfen eksperiencën me Covid-19

Klea Huta ka zbuluar ditën e sotme se para disa muajsh ajo ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e saj ...

10:32

Pas ndarjes, Tuna zhvendoset në Shkup (Foto)

Tuna ka vendosur që të distancohet pak nga puna për projektet muzikore, duke iu përkushtuar jetës së saj private, në të cilën duket se ka shumë të reja. Mëso...

14:47

Blero i futet biznesit, zhvendoset në Zvicër

Blero ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”. Teksa ka rrëfyer mbi pesë datat më të rëndësishme në karrierën e tij, Blero ka cekur...

14:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI