Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

4 këshilla për të patur sukses nga Jeff Bezos

Lapsi.al 7 December 2020
4 këshilla për të patur sukses nga Jeff Bezos

Jeff Bezos, themeluesi dhe presidenti i Amazon, njeriu më i pasur në botë, deri më sot nuk ka shkruar një libër mbi suksesin e pakufishëm, por ndër vite janë dalluar disa nga parimet e tij.

Mos u bëni një lepur, bëhuni një breshk

Për Bezos gjithçka ka rëndësi janë objektivat me një afat të gjatë. Mes shumë pikave të forta të tij, është aftësia për të qenë jashtëzakonisht i duruar.

Në fermën e tij në Teksas, shpikësi i Amazon (i cili zotëron edhe 'Washington Post') nisi ndërtimin e “një ore të së tashmes së gjatë”, për të shënuar kohën për dhjetë mijë vitet e ardhshme, projektuar nga Danny Hillis. “Është një orë e veçantë, e projektuar për të qenë një simbol, një ikonë për mendimin në një kohë të gjatë” – shpjegon Bezos.

Punësoni njerëzit e duhur

Zgjedhja e bashkëpunëtorëve më të mirë nuk është një opsion: është gjëja e vetme dhe më e rëndësishme që duhet të bëni. Ideja e Bezos është të përqendroheni te punonjës të gjithanshëm dhe të talentuar, të merrni prej tyre maksimumin dhe t’i shpërbleni me aksione të kompanisë (stock option) më shumë se me shpërblime në para, në mënyrë që t’i nxisni për të arritur suksesin kolektiv. “E dimë që suksesi ynë do të ndikohet në pjesën më të madhe nga aftësia jonë për të tërhequr dhe për të ruajtur një bazë punonjësish të motivuar”.

Bezos u kërkon drejtuesve të burimeve njerëzore t’i bëjnë vetes tre pyetje:

1.A do ta admironi këtë person?; 2.A do të rrisë ky person nivelin mesatar të efikasitetit të grupit në të cilin po hyn?; 3.Si mund të jetë ky person i suksesshëm?

Përqendrohuni te vendimet e rëndësishme

Nuk duhet të merrni mijëra vendime në një ditë, por të kufizoheni në një numër të caktuar vendimesh me rëndësi. Zgjedhjet që mund të ndryshohen ose tërhiqen duhet të delegohen (t’u lihen vartësve), ndërsa ata që janë në krye të zinxhirit drejtues, duhet të merren pothuajse ekskluzivisht me zgjedhje të parikuperueshme.

Mendoni për klientët, jo për konkurrentët

Që në vitin 1997, një thënie e Bezos ishte: “Bëjeni klientelën fokusin tuaj”. Në 1998-ën, shkroi: “Synojmë të ndërtojmë kompaninë më të përqendruar te klienti në botë”. “U kujtoj vazhdimisht punonjësve tanë të kenë frikë, të zgjohen të frikësuar. Jo nga konkurrenca, por nga klientët tanë”.

Të këshilluara

Përse Evropa padit kompaninë Aplpe

Evropa ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj Apple, lidhur me praktikën e diskutueshme të kompanisë për ngadalësimin e iPhone-ve të vjetër. Euroconsumers, grupi që ...

12:01

Klea Huta rrëfen eksperiencën me Covid-19

Klea Huta ka zbuluar ditën e sotme se para disa muajsh ajo ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e saj ...

10:32

Pas ndarjes, Tuna zhvendoset në Shkup (Foto)

Tuna ka vendosur që të distancohet pak nga puna për projektet muzikore, duke iu përkushtuar jetës së saj private, në të cilën duket se ka shumë të reja. Mëso...

14:47

Blero i futet biznesit, zhvendoset në Zvicër

Blero ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”. Teksa ka rrëfyer mbi pesë datat më të rëndësishme në karrierën e tij, Blero ka cekur...

14:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI