Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Brenda shtëpisë së Gigi dhe Zayn

Lapsi.al 8 December 2020
Brenda shtëpisë së Gigi dhe Zayn

Gigi Hadid ditë pas dite zbulon detaje nga vogëlushja e saj, e cila erdhi në jetë në muajin shtator. Së fundmi supermodelja ka ndarë në rrjete sociale foto nga dhoma e vajzës, që duket mjaft e ngrohtë dhe shumë stil. Përveç kësaj, Gigi ka postuar edhe disa foto nga shtatzënia, të cilat nuk i kemi parë kurrë më parë.

Në njërën prej tyre ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe ka treguar se është shkrepur një ditë para lindjes së vajzës. Ajo ka treguar se dekorimi dhe përgatitja e dhomës për të voglën e ka ndihmuar shumë që të përgatitej për jetën e re si nënë.

Nga postimet e Gigi-t duket se pjesa më e veçantë nga dhoma e vajzës është një pjesë muri e mbushur plot me libra fëmijësh të dhuruar nga miqtë e saj të ngushtë dhe të Zayn.

Është mësuar se çifti i famshëm po jetojnë prej thuajse një viti në një fermë në Pensilvani, që është në pronësi të nënës së modeles, Yolanda Hadid. Aty thuhet se Gigi solli në jetë edhe vajzën e saj.

Ndërkohë dyshja e famshme nuk e kanë zbuluar ende emrin e vogëlushes, duke i lënë fansat të aludojnë për të. Së fundmi fansat kanë ngritur dy teori sipas së cilave vajzave e Gigi-t dhe Zayn quhet Lavender ose Hemera / Theia.

Të këshilluara

Sara Hoxha zbulon portretin e Roman

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë shumë të rezervuar dhe rrallëherë shfaqen në publik. Jetën private janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike dhe p...

11:46

Miley Cyrus, komentuesja e vitit në TikTok

Mjaftoi një video e çiftit në TikTok që komentet e Miley Cyrus të kthehej në trendin e fundit viral. Papritur, të gjithë duan një koment nga këngëtarja me kusht...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI