Flash

Kriza/ Basha akuza qeverisë nga Kukësi

Lapsi.al 4 December 2020
Kriza/ Basha akuza qeverisë nga Kukësi

Nga një punishte artizanati në Kukës, ku shkoi për të dëgjuar problemet e pronares së biznesit, Lulzim Basha hodhi akuza ndaj qeverisë.

"Kosova ka gjysmën e buxheti të Shqipërisë dhe prapëseprapë ka ndarë paketën e parë, të dytë, të tretë…Maqedonia po ndan të katërtën. I vetmi vend me ndihmën më të ulët ekonomike në Europë mbetëm ne dhe kjo ka shkaktuar një vuajtje dhe dhimbje të jashtëzakonshme dhe ju e dini vete, se Kukësi është në krye të listës së papunësisë dhe varfërisë.

Në këto kushte qeveria duhet të ndihmojë, se qesja po zgjidhet vetëm për një grusht njerëzish që po marrin paratë dhe taksat e shqiptarëve ndërkohë që shumica njerëzve nuk po marrin asgjë në këtë kohë. Kjo është e papranueshme, njerëzit e punës duhet mbështetur.

Rruga e vetme për t’i dalë përpara kësaj te keqeje është ajo që kemi propozuar prej marsit. Paketa ndihme dhe financiare për të gjithë familjet në nevojë, veçanërisht për biznesin.

Dua të të jap kurajo ty dhe në veçanti të gjitha zonjave sipërmarrëse të Kukësit e të gjithë Shqipërisë faleminderit ju që jeni shembull i punës, inovacionit dhe kurajos dhe ju them se të keni shpresë dhe besim se gjërat do të ndryshojnë, do të keni një qeveri në krahun tuaj! Dhe prioriteti i asaj qeverie, i qeverisë së ardhshme, prioriteti im do të jetë ndihma direkte për familjet në nevojë dhe sipërmarrjen.” - u shpreh Basha.

Të këshilluara

Aksident në Thumanë-Milot, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në afërsi të nënkalimit Fushë Mamurras. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Thumanë-Milot, ndërsa ...

09:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI