Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Më shumë se 300 protestues të arrestuar në Bjellorusi

Lapsi.al 30 November 2020
Më shumë se 300 protestues të arrestuar në Bjellorusi

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar më shumë se 300 protestues të cilët ishin pjesë e protestave masive kundër Aleksandër Lukashenkos. Shumica e arrestimeve ndodhën në kryeqytetin Minsk, por gjithashtu pati arrestime edhe në Brest, Hrodno, Barauliany dhe qytete të tjera, raportoi grupi i të drejtave të njeriut Vyasna. Ministria e brendshme e Bjellorusisë ka konfirmuar se forcat e sigurisë kanë përdorur "mjete speciale" kundër protestuesve. Zëdhënësja e ministrisë, Volha Chamadanava, shkroi në Telegram më 30 nëntor se oficerët e zbatimit të ligjit, kanë shtënë për të paralajmëruar demonstruesit të shpërndahen.

Më parë opozita ka miratuar një strategji të re të protestave si një mënyrë për të decentralizuar, protestat dhe për ta bërë më të vështirë për policinë që të arrestojë aktivistët. Lukashenko ka drejtuar vendin që nga viti 1994. Shërbimi bjellorus raportoi se forcat e rendit përdorën gaz lotësjellës kundër disa demonstruesve. Shërbimet e internetit dhe të telefonisë nuk ishin në dispozicion në Minsk. Bjellorusia po përballet me protesta të vazhdueshme që kur zgjedhjet e kundërshtuara presidenciale më 9 gusht i siguruan Lukashenkës një mandat të gjashtë presidencial. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur rizgjedhjen e Lukashenkos. Opozita, e cila beson se kandidatja Svyatlana Tsikhanouskaya ishte fituesi e vërtetë e zgjedhjeve, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkës, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe zgjedhje të reja presidenciale./ REL

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI