Flash

Digjet një banesë 2-katëshe në Mallakastër, shpëton e moshuara

Lapsi.al 23 November 2020
Digjet një banesë 2-katëshe në Mallakastër,

Një banesë 2-katëshe është shkrumbuar plotësisht megjithatë fatmirësisht e moshuara, e cila jetonte në të, ka arritur të shpëtojë. Zjarri ka rënë në një banesë në fshatin Gjerbës, Mallakastër, në pronësi të Vezire Jaupaj, 75 vjeçe. Banorët e zonës kanë njoftuar zjarrfikësen sapo kanë parë tymin, ndërsa është bërë e mundur nxjerrja në kohë nga banesa e të moshuarës. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa shkak i tij është bërë një shkëndijë elektrike.

Ditën e djeshme ka rënë edhe një zjarr tjetër në banesën e një moshuari në Kolonjë, por fatkeqësisht personi i moshës së tretë nuk ka mundur të dalë në kohë. Trupi i tij u gjet i djegur nga forcat zjarrfikëse pas shuarjes së flakëve.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Kushte të qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në Shqipëri këtë të hënë, duke bërë që paraditja të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat Lind...

07:17

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI