Ish-deputetit Xhemal Gjunkshi ka akuzuar ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se përdor helikopterët e ushtrisë për të zhvilluar takime elektorale në Dibër. Me në të një vidoje të postuar në rrjetin e tij social, Gjunkshi thotë se Xhaçka harxhon 10 mijë euro të shqiptarëve çdo javë me helikopter.
“Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër. 10 mijë euro çdo javë, prej gati një viti do të thotë që vetëm Olta Xhaka, për interesa pricatë partiakë, ka shpenzuar gati gjysëm milioni euro nga paratë e qytetarëve. Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, që blen vetë bombolën e oksigjenit, që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset”, shkruan Gjunkshi. Sipas ish-deputetit shpenzimet marramendëse të ministres Olta Xhaçka revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri dhe thjesht tregon si kjo qeveri tallet me qytetarët.
[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/5fba55e3eacd2.mp4"][/video]