Flash

Rama shkon shumë larg, përdor dhe vdekjen e Bashkim Koplikut për të sharë mediat

Lapsi.al 22 November 2020
Rama shkon shumë larg, përdor dhe vdekjen e Bashkim Koplikut për

Edi Ramës nuk po i del e keqja në këto ditë kur duket sikur djajtë i kanë dalë nga shishja dhe skandalet po i plasin gjithëandej. Këtë çoroditje e ka dëshmuar edhe në vendin më të papërshtatshëm të mundshëm, në mesazhin për ndarjen nga jeta të ish zv kryeministrit të qeverisjes së parë të PD-së, Bashkim Koplikut.

Ish themeluesi i partisë së parë opozitare u ndaj nga jeta në moshën 77 vjeçare. Dhe kryeministri Rama ka bërë një mesazh duke e portretizuar atë por njëkohësisht duke mos fshehur dot mllefin me mediat, analistët dhe gazetarët. Ai thotë për Koplikun:".. burrë i ndershëm, fisnik nga ata kokëfortët deri në fund në të tijën, çka vihej re pa vështirësi edhe në ato që shkruante a thoshte kur e ftonin në ekrane – vite drite larg prej pazarxhiut tipik të kohëve që jetojmë, kategori e ulët e parimorëve mediatikë, të cilët në mexhelis predikojnë virgjërinë teksa larg syve të publikut kurvërojnë me para, në këmbim të predikimeve të radhës".

E vështirë të kuptohet se ç'hynin këto fjalë këtu aq më tepër duke thyer kodin e lashtë të mos përgojimit të dikujt në vakinë e një tjetri.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI