Flash

Kanosi me armë zjarri një 26 vjeçar, arrestohet i shumëkërkuari në Mat

Lapsi.al 21 November 2020
Kanosi me armë zjarri një 26 vjeçar, arrestohet i

Policia e Matit ka vënë në pranga një 26 vjeçar i cili është i akuzuar për disa vepra penale. Shtetasi Sabah Nuzi, banues në Burres është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Nuzi në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur një 26 vjeçar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”.

Njoftimi i policise:

Kapet dhe ndalohet një 26 vjeçar, i dënuar më parë për krime kundër personit, armëbjajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Sabah Nuzi, 26 vjeç, banues në Burrel. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur një 26 vjeçar. Për shtetasin e lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Covid në Kosovë, mbi 12 mijë raste aktive

Gjendja pandemike e shkaktuar nga COVID-19 është rënduar dukshëm në Kosovë. Ditëve të fundit numri i rasteve ditore me koronavirus ka shkuar pothuajse në 1 mijë...

09:41

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI