Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

49 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit 'ngelin' te testi esesë

Lapsi.al 21 November 2020
49 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit

Lista e pretendentëve për të qenë hetues në BKH është tkurrur edhe më shumë, duke lënë në garë vetëm 39 kandidatë, ndonëse bëhet fjalë për 60 vende.

byrIntervista ka skualifikuar 16 konkurrentë, nga 55 që ishin kualifikuar nga faza e mëparshme. Rezultatet e testit të esesë kanë qenë negative për 49 konkurrentë, të cilët janë skualifikuar. Në garë ishin 104 kandidatë, vetëm 55 u kualifikuan për të kryer intervistën, e cila e ngushtoi numrin e fituesve në 39. Personat që fituan tashmë do të kryejnë vetingun, fillimisht duke dorëzuar deklaratën e pasurisë e në fund testi i poligrafit. Në njoftimin zyrtar, BKH-ja tha se Komisioni i Përzgjedhjes, më datë 19.11.2020, mbylli fazën e intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

“Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në “LINK 1”, bashkëlidhur. Kandidatët e kualifikuar janë të renditur sipas numrit rendor nga 1 deri 39. Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private të kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë, që gjendet në “LINK 2”, bashkëlidhur. Deklaratat e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 02.12.2020. Kandidatët e kualifikuar, do t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit.

Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollësishme do të njoftohen në datën 02 dhjetor 2020, në website-in e BKH-së, (BKH.al)”, njoftoi Byroja Kombëtare e Hetimit. Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri. Komisioni i Përzgjedhjes gjatë në procesit të rekrutimit të hetuesve të BKH-së, si dhe pasi mori disa ankesa prej kandidatëve, ka kryer rishikimin e të gjithë dokumentacionit të kandidatëve, të cilët morën pjesë në testin e aftësive fizike. Prej këtij rishikimi të dytë të procesverbaleve rezultoi se, si pasojë e një gabimi njerëzor, një kandidat i vlerësuar me pikë të mjaftueshme kualifikuese është vendosur gabimisht në listën e të skualifikuarve në programin “Excel” gjatë përpunimit të të dhënave prej Sekretarisë Teknike./Panorama

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI