Flash

Rama gjen fajtorin tek media për incidentin e ish futbollistit të kombëtares Andi Lila (video)

Lapsi.al 20 November 2020
Rama gjen fajtorin tek media për incidentin e ish futbollistit të

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar median se ka zmadhuar incidentin e krijuar me ish futbollistin e kombëtares Andi Lila, tashmë kandidat i PD për deputet. “Për rastin e Andi Lilës, është qesharake që media zmadhon ngjarje të tilla. Unë jam interesuar se ç’punë ka policia në këtë mes dhe më thanë që nuk ka qenë policia e shtetit, por ajo bashkiake. E kam marrë në telefon kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe më tha që ka qenë drejtori i sporteve i ka thënë largohu, e kështu, ç’rëndësi ka kjo. Zmadhimi i kësaj ngjarje që janë si simptoma të një diktature të vendosur në Shqipëri është shumë qesharak. S’ka lidhje me mua kjo, s’ka lidhje as me kandidimin e Lilës në PD" tha kryeministri në emision “Real Story”.

në fakt ngjarjen nuk e ka fryrë media por e ka treguar vëtë ish futbollisti që është përzënë nga mjediset ku po zhironte një emision për jetën e tij sportive. Lila është përzënë nga ‘Fusha e Vjetër’ e qytetit teksa jepte intervistë për Neës24. Në pamjet e transmetuara nga “Balkanëeb”, Lila shihet teksa komunikon me një polic bashkiak dhe një tjetër person me emrin Aldo, që i thotë troç se është politikë dhe se duhet të largohet nga fusha e blertë.

 

“Ishte një intervistë e zakonshme, xhirimet fillimisht nisën në shtëpi, pastaj në qendër të qytetit të Kavajës ku po e lartësoja, më pas shkuam në stadium për të xhiruar intervistën pa penguar asnjë person në fushë. Me urdhër të kryetarit të bashkisë së Kavajës, Redjan Krajli vjen drejtori i sporteve i cili ndihej i turpëruar për të nxjerrë jashtë fushës Andi Lilën, ku prej vitesh kam derdhur djersë.

Gjatë debatit, Lila e pyet se nga kush është urdhëruar dhe punonjësi që prezantohet si drejtori i sportit i shoqëruar nga një polic bashkiak i kërkon disa herë ta kuptojë për pozicionin e vështirë dhe sikletin politikk që ka por se duhet të largohet nga fusha.

DEBATI

https://youtu.be/PojPMF21Nto

Punonjësi: Ke punë shumë?

Lila: Ja mbaruam.

Punonjësi: Se na bënë me llafe.

Lila: Kush bëri llafe?

Punonësi: Na bënë me llafe. Sikur se di si funksionon, hë pra mo.

Lila: Nuk e di, kush bëri llafe.

Punonjësi: Për Zotin na bën me llafe. Unë kastile kam ardhur, s’kam çfarë të bëj ty por na bën me llafe. Kështu që po pate për të mbaruar…

Lila: O Aldo unë këtu e kam bërë me djersë e gjak, kështu që ata të kanë thënë ty…Është fusha ime.

Punonjësi: Është muhabet politik, po të vij si vëlla, mos na vër në siklet, ti tani më kupton. Edhe ty po të thonë…

Lila: Kush të ka thënë? Të ka thënë kryetari i bashkisë?

Punonjësi: Po më vë në siklet. Të kam lajmëru unë o vlla.

Lila: Ti çfarë je?

Punonjësi: Drejtori i sporteve. Policinë bashkiake unë e kam lajmëruar vëlla?

Polici bashkiak: Jo, jo.

Lila: Kush e ka lajmëruar.

Polici bashkiak: Komandanti.

Punonjësi: Për Zotin nuk e kam lajmëruar unë, për kokë të familjes.

Lila: Komandanti? Që të nxirrni Andi Lilën përjashtë.

Punonjësi: Për Zotin na vë në siklet, na vë në siklet, për kokë të familjes se mu s’po më bi mendja. S’po kandidoj unë për kryetar bashkie, as për deputet. Për Zotin 10 vetë më kanë marrë në telefon.

Lila: Mbaruam!

Punonjësi: Me siklet të madh vallahi, po më dridhet zëri.

Një tjetër: Siklet se ikim prej pune…

Lila: Të kuptoj shumë mirë.

Punonjësi: O vlla janë ca gjëra, është politike, nuk është problemi që është sport. Po të jetë sport, është sport. Andi nuk ka punë sepse është politikë, në krah të kundërt me ne. Ky është gjithë muhabeti që është folur, çfarë të them unë?! Ka më shqip?! Për Zotin kjo është.

Lila: Pyeti njëherë vlla në Kavajë të vijë më Andi Lila apo jo? Po ça janë këto injoranca.

Punonjësi: Çfarë të them unë. Mua kështu më thanë.

 

Të këshilluara

Zlatan Ibrahimoviç me origjinë shqiptare

Futbollisti i famshëm suedez Zlatan Ibrahimoviç është me origjinë shqiptare. Ylli i Milanit ka postuar në Instagram një fotografi kur ishte fëmijë, mesa duket k...

20:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI