Flash

Katër të arrestuar në Shkodër/ Fshehën drogë brenda kovës me djathë

Lapsi.al 18 November 2020
Katër të arrestuar në Shkodër/ Fshehën drogë

Katër persona janë arrestuar në Shkodër, pas një operacioni policor ku u goditën dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një mjet po transportonte lëndë narkotike në drejtim të Shkodrës uniformat blu kanë lokalizuar mjetin me drejtues shtetasin J. Sh. dhe pasagjerë shtetasit B. S. dhe K. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet, shërbimet e policisë kanë gjetur brenda një kove me djathë, një qese me lëndë narkotike, me peshë rreth 1 kg.

Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër kanë ushtruar kontrolle në zona të ndryshme në qytet dhe si rezultat në sheshin “Demokracia” kanë konstatuar shtetasin G. S., i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa në formë çokollate. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. Sh. 31 vjeç, banues në fshatin Vrak, Malësi e Madhe; B. S., 36 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër; K. S., 50 vjeç, banues në fshatin Grude e Re , Shkodër dhe G. S., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produktit të veprës penale”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI