Flash

Inceneratori i Fierit/ Gjykata vendos nën sekuestro kompaninë koncesionare për detyrime të pa paguara

Lapsi.al 18 November 2020
Inceneratori i Fierit/ Gjykata vendos nën sekuestro kompaninë

Inceneratori i Fierit në pronësi të Klodian Zotos, ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, por nuk ka paguar bashkëpunëtorët.

Gjykata e Fierit e ka vendosur nën sekuestro kompaninë koncesionare për detyrime të papaguara që përllogariten në vlerën 600 mijë euro ndaj nënkontraktorëve që kanë kryer punime.

Kompania koncensionare e inceneratorit të Fierit, ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’, e kontrolluar në shumicë nga Klodian Zoto, është prej disa muajsh nën sekuestro, për shkak të mospagimit të nënkontraktorëve, shkruan syri.net.

Kompania rezulton se ka marrë rreth 25 milionë euro nga buxheti i shtetit, duke filluar nga nëntori 2016, ndërkohë që nuk ka shlyer rreth 600 mijë euro ndaj bashkëpunëtorëve, duke risjellë në vëmendje skemat financiare piramidale.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë publikuar dy urdhra sekuestro ndaj kompanisë së drejtuar në shumicë prej biznesmenit kontravers Zoto, nga dy zyra të ndryshme përmbarimore.

Në urdhrin e parë, të lëshuar në datë 20 korrik 2020, përmbaruesi G. Guri ka urdhëruar sekuestron konservative të ‘Integrated Technology Waste Treatment’, për shkak se gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit për një detyrim 600 mijë lekë që kompania e Zotos i ka një shoqërie ekspertize mjedisore.

Syri TV ka zbuluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, në bazë të të cilit është vendosur sekuestroja e parë ndaj kompanisë koncensionare të incineratorit të Fierit.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Fida Osmani në 29 Qershor 2020, në të cilën pranohet kërkesa e shoqërisë ‘Environmental Managament Consultans’ (EMC) për të detyruar kompaninë e koncensionit të Fierit të shlyejë detyrimin 600 mijë lekë.

Ky detyrim rezulton të jetë i pashlyer, pasi përmbaruesi G. Guri nuk e ka hequr ende sekuestron ndaj ‘Integrated Technology Waste Treatment’.

Ndërkohë, një tjetër urdhër sekuestroje, për një detyrim financiar shumë më të madh, rëndon mbi kompaninë e inceneratorit të Fierit.

Zyra Përmbarimore ‘Jus’ ka nxjerrë dy urdhëra sekuestroje konservative në dëm të koncensionarit të landfillit të Fierit.

Sipas dokumenteve, ‘Integrated Technology Ëaste Treatment Fier’ i ka detyrime të pashlyera në vlerë 420 mijë euro dhe 15 milionë lekë të reja kompanisë së ndërtimit ‘Elmazaj’ shpk.

Ky urdhër sekuestroje është lëshuar pas vendimit të gjyqtares Mimoza Kajo, në datën 1 qershor 2020.

Edhe ky detyrim rezulton i pashlyer, pasi zyra përmbarimore ‘Jus’ nuk e ka hequr ende sekuestron konservative mbi kompaninë koncensionare.

Inceneratori i Fierit, i cili duhet të kishte nisur punën që në vitin 2019, ka përthithur deri tani rreth 25 milionë euro nga Buxheti i Shtetit.

Në portalin ‘spendingdata’, të profilizuar për transaksionet e thesarit, rezulton se në periudhën 206-2018 janë transferuar nga Ministria e Mjedisit në drejtim të kompanisë koncensionare të Klodian Zotos rreth 1.5 miliardë lekë të reja.

Ndërsa në periudhën 2019-2020, qeveria ka arkëtuar për llogari të shoqërisë së Klodian Zotos edhe më shumë 1.3 miliardë lekë të reja, duke arritur në një total prej rreth 2.9 miliardë lekë të reja

Pas këtyre pagesave multi-milionëshe, duket e paqartë se përse ‘Integrated Technology Waste Treatment’ gjendet në vështirësi financiare për të shlyer detyrimet në vlerën e rreth 600 mijë eurove, ndaj ‘Elmazaj’ shpk dhe ‘EMC’.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI