Flash

Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave në Tiranë pas shtimit të rasteve me COVID-19

Lapsi.al 18 November 2020
Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave në Tiranë pas shtimit

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se nga dita e sotme është mbyllur Zyra e Vizave dhe Pasaportave.

Përmes një mesazhi në "Facebook", ambasada iu drejtohet të gjithë qytetarëve që preken nga mbyllja e kësaj zyre se do të marrin një datë të re aplikimi në momentin më të parë të mundshëm.

"Prejt ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë", shkruan ambasada.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këtë të mërkurë moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash kalimtare, të cilat nga orët e drekës në relievet m...

07:21

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI