Flash

Merr 50 milionë USD/ Melania po pret largimin nga Shtëpia e Bardhë për divorcin

Lapsi.al 17 November 2020
Merr 50 milionë USD/ Melania po pret largimin nga Shtëpia e

Melania do të presë "ditën e inaugurimit" të Presidentit të ri dhe daljen zyrtare nga Shtëpia e Bardhë përpara se t’i “thotë mirupafshim” edhe Donald Trump.

"Nëse ajo do të përpiqej t'i atij bënte poshtërimin e fundit teksa ai është ende në detyrë, ai do të gjejë një mënyrë për ta “ndëshkuar atë" – thotë Omarosa Manigault që për disa kohë punoi si këshilltare në Shtëpinë e Bardhë. Pas largimit ajo publikoi edhe një libër ku sulmoi Trump që e quajti atë "kurvë".

Ishte ajo që pak ditë më parë në “Daily Mail” nisi spekulimet në lidhje me ndarjen së afërmi të çiftit presidencial.

"Melania po numëron çdo minutë derisa ai të mos jetë më në detyrë, në mënyrë që të divorcohet," – tha ajo.

Tashmë “The Sun” thotë se ka siguruar më shumë detaje mbi lamtumirën e mundshme të Melania. Divorci mund t’i "japë" zonjës së parë rreth 50 milionë dollarë. Ky është vlerësimi i avokatit të divorceve Jacqueline Newman. Dy shtëpi dhe përdorimi i një aeroplani privat do të shkonin gjithashtu për Melania.

Një "kompensim" rekord krahasuar me divorcet e kaluara. Për Trump ky do të ishte divorci i tretë. Me Ivankën u nda në 1992 e cila mori 14 milion dollarë, një rezidencë në Connecticut, një apartament në New York dhe një hyrje në rezidencën në Mar-a-Lago një herë në vit. Në vitin 1999 erdhi lamtumira e Marla Maples me "vetëm" 2 milion dollarë si dhe një "pagë shkëputjeje".

Por përtej thashethemeve, ishte paraqitja e fundit e Melania pranë Trump që evokoi një ndarje të mundshme. Të mërkurën e kaluar, në ceremoninë e Ditës së Veteranëve, Melania ishte një hap pas Trump dhe mbi të gjitha ajo po mbante një zyrtar në krah dhe jo burrin e saj pas mbërritjes në varrezat në Virxhinia.

Donald and Melania Trump stepped out for the first time since the US election

Do të ishte fundi i një martese 15-vjeçare, nga e cila lindi Barron, djali i tyre i vetëm tashmë 14 vjeç. Të dy u takuan për herë të parë në vitin 1998. Në fjalimin e tij të inaugurimit në Shtëpinë e Bardhë ajo zbuloi se kurrë nuk e kishte imagjinuar që Trump mund të fitonte. ©LAPSI.al

Melania appeared tense while Donald is under clear pressure, according to body language expert Judi James

Divorce rumours have been circulating with word that Melania will leave her husband and the White House come January

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI